REFERENCA E GAZETARISE DHE KOMUNIKIMIT NE TIRANE

Ne përforcojmë cilësinë e informacionit dhe formojmë ekspertët e ardhshëm shqiptarë nëpërmjet angazhimit tonë për një komunikim 
publik ekselent.

 

Tematikat e veprimtarisë sonë

Ne angazhohemi çdo ditë për përsosjen dhe mbrojtjen e profesioneve të informacionit nëpërmjet 6 shtyllave themelore

Lufta kundër dezinformimit

Ne luftojmë kundër dezinformimit duke zhvilluar mjetet e analizës kritike për të demaskuar lajmin e rremë.

Etika dhe deontologjia

Ne promovojmë etikën dhe deontologjinë për të siguruar një lajm të saktë dhe me përgjegjësi pranë komunitetit.

Komunikimi institucional

Ne shoqërojmë komunikimin institucional pë të përforcuar dialogun ndërmjet instancave publike dhe qytetarëve.

Mediat e reja

Ne ekspolorojmë mediat e reja dhe mjetet numerike për të modernizuar praktikat e komunikimeve aktuale.

Gazetaria investigative

Ne mbështesim gazetarinë investigative për të zbuluar fakte dhe siguruar transparencën në transmetimin e lajmit.

Liria e shprehjes

Ne mbrojmë lirinë e shprehjes si një e drejtë thelbësore për të gjithë aktorët e fjalës publike.

Tipologjia e trajnimeve tona

Ne propozojmë programe të larmishme për të përforcuar kapacitetet e profesionistëve të informacionit dhe komunikimit publik.

Seminare 

Ne zhvillojmë cikle reflektimi të thelluara mbi komunikimin publik dhe institucional. Këto seminare u dedikohen drejtuesve të komunikimit për të perfeksionuar strategjitë e tyre dhe përforcuar transparencën pranë institucioneve publike.

Atelie praktike ( Regjistrohu )

Workshops tanë janë të konceptuar si një pjesëmarrje direkte në teknikat investiguese. Ne mirëpresim studentët e gazetarisë për të transformuar teorinë në kompetenca konkrete dhe për të zotëruar luftën kundër dezinformimit.

Konferenca tematike

Ne organizojmë takime frymëzuese me fokus etikën dhe mjetet e reja mediatike. Këto sesione u adresohen kryesisht gazetarëve profesionistë dhe aktorëve të shoqërisë civile të cilët duan të thellojnë njohuritë e tyre teorike mbi lirinë e shprehjes.

Kush jemi NE 

Profesionistë të apasionuar me eksperiencë +10 vjeçare në media, kemi bashkuar forcat për të hapur një dritare të re në  cilësinë e lajmit dhe komunikimit publik në Shqipëri.

AGIDA KOCI

KRISTI GONGO

GJERGJ DUDUSHI

Pse zgjodhëm ta quajmë  "QENDRA 5 PYETJET" ?

Emri i organizatës sonë  e ka origjinën e tij pikërisht në vetë themelet e gazetarisë. 5 Pyetjet përfaqësojnë themelet e çdo investigimi riguroz : Kush, Cfarë, Ku, Kur dhe Pse. 
Duke i vendosur këto pyetje në  zemër të identiteti tonë, ne pohojmë lidhjen tonë me kërkimin metodik dhe pa kompromis të së vërtetës.

Vizioni ynë është ai i një komunikimi publik transparent dhe etik në shërbim të qytetarëve të vendit tonë. Ne punojmë për të përforcuar integritetin e lajmit duke sensibilizuar profesionistët dhe gazetarët e ardhshëm me kuadrin e deontologjisë. Nëpërmjet iniciativave tona, ne mbështesim lirinë e shprehjes dhe luftën kundër dezinformimit për të siguruar një shoqëri më mirë të informuar.

Momentet tona speciale me ju

Ne ndajmë me ju momentet më shenjuese të takimeve tona të fundit. Nëpërmjet këtyre imazheve, ne dëshmojmë diversitetin e pjesëmarrësve dhe energjinë konstante që shoqëron rrjetin tonë profesional kudo në Shqipëri.

Le të qëndrojmë të lidhur 

Ne jemi në dispozicionin tuaj për të shkëmbyer mbi projektet tuaja dhe t'u pergjigjemi nevojave tuaja për trajnime profesionale. 

Adresë email

Për çdo kërkesë zyrtare mbi programet tona, na kontaktoni në adresën tonë të email-it.

Telefon dhe WhatsApp

Ne u përgjigjemi telefonatave tuaja dhe kontaktit në whatsapp për të lehtësuar komunikimin direkt dhe të shpejt.

Adresa dhe oraret

Ne ju mirëpresim në Rruga Adriatik Sinani, nr 42, Yrshek, Tiranë, çdo të shtunë dhe te dielë nga ora 10:00 deri në orën 16:00.

Le të bashkëpunojmë për një gazetari më cilësore

Regjistrohuni në sesionin e ardhshëm të trajnimeve ose bashkohuni me komunitetin tonë të profesionistëve të angazhuar menjëherë.